Ia mori 2500 euro dhe nuk iu përgjigj më, arrestohet një person në Arllat
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Arllat të Drenasit si i dyshuar për një rast të mashtrimit.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11 e 15 minuta.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, para dy jave i kishte marr 2500 euro viktimës mashkull kosovar dhe që nga ajo ditë më nuk i është përgjigjur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa hetimet ende janë duke vazhduar.