Banorët e lagjes 2 të qytetit të Skenderajt nuk do të kenë më probleme me ujin e pijshëm

Pas shqetësimeve të ngritura nga banorët e lagjes 2 dhe disa asambleist lidhur me cilësinë e dobët të ujit të pijshëm, me kërkesë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, KRU-Mitrovica, njësia në Skenderaj ka realizuar lidhjen e kësaj lagje në stacionin e pompimit dhe kështu duke siguruar ujë të pijshëm për banorët e kësaj lagje sipas standarteve të përcaktuara.

Me largimin e kësaj lagje nga sistemi i vjetër i furnizimit i është dhënë fund problemit të kësaj lagje sa i përket ujit të pijshëm, pasi që sistemi i ri i furnizimit i përmbush të gjitha kriteret që ai ujë të përdorët për pije.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, shprehu një falënderim për KRU- Mitrovica, njësia në Skenderaj dhe zyrtarët komunal për angazhimin e tyre si dhe për banorët për ngritjen e shqetësimeve të tyre tek organet kompetente komunale”

Puna vazhdon….

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë