Grabitje në Drenas, shfaqen katër persona të maskuar

Një person ka raportuar se derisa ka qenë në punë, katër persona të maskuar kanë hyrë brenda dhe kanë grabitur para të gatshme dhe tutje ishin larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka njoftuar përmes raportit 24 orësh për media se rasti ka ndodhur me 21 shtator rreth orës 22 e 50.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti vazhdon të hetohet. 

Nuk është raportuar për të lënduar e as të arrestuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë