Kryetari Jashari kujton dhe nderon heronjët Fehmi dhe Xhevë Lladrovci
22 vite nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 114 të UÇK-së, Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Lladrovci, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka shprehur nderime për kontributin e tyre dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari Jashari tha se sot kujtohet me nder e krenari lufta dhe heroizmin i tyre drejt rrugës për Liri e Pavarësi.
“Fehmi Lladrovcin kam pasur fatin ta njoh në Gjermani, si një njëri i pendës dhe pushkës, një burrë i vendosur dhe i betuar për t’i dalë zot vatanit. Ai u kthye në Kosovë pa u përshëndetur me shokët në Gjermani dhe pas luftës heroike që bëri bashkë me Xheven e bashkëluftëtarët tjerë ra në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë”, tha tutje Jashari.
Lavdi jetës dhe veprës heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për Liri!
Foto nga arkiva