Komuna e Drenasit: Njoftim lidhur me dëgjimet buxhetore

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, siç e dini, në secilin fillim të muajit gusht, mbahen dëgjimet buxhetore në bashkësi lokale, për planifikimin e buxhetit për vitin vijues dhe projeksionet për dy vite tjera, para së buxheti të miratohet nga ana e legjislativit, Kuvendit të Komunës.

Mirëpo, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia globale covid-19, këtë vit, me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është e ndaluar të mbahen tubime.

Siç jeni në dijeni, në muajin maj të këtij viti, pas marrjes së Qarkores së parë Buxhetore, kemi bërë thirrjen publike për të gjithë të interesuarit për të kontribuar në planifikimin e buxhetit, ndërsa me datën 18 qershor është mbajtur edhe dëgjimi i parë buxhetor.

Në pamundësi të mbajtjes së dëgjimeve buxhetore në bashkësi lokale dhe në mënyrë që buxheti i komunës për vitet vijuese, të jetë i harmonizuar me kërkesat e qytetarëve, dhe për të qenë ju pjesë e planifikimit të buxhetit, kërkesat e juaja të dërgohen nga administratori i vendbanimit tuaj dhe të përcjellën në e-mailin zyrtar komuna.drenas@rks-gov.net ose përmes formës fizike me protokoll.

Draft buxhetin komunal për vitet 2021-2023 dhe draft listën e investimeve kapitale e gjeni në këtë link: https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2020/06/Draft-Korniza-Afatmesme-Buxhetore-Komunale-2021-2023.pdf

Ju faleminderit për bashkëpunim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë