Feronikeli i thotë “lamtumirë” DigitAlb Kupës së Kosovës, derisa nuk do të ketë edhe njëherë tjetër mundësi për ta fituar pasi është eleminuar nga skuadra e Llapit në rrethin e pestë, shkruan Gazetasheshi.com.
Kryetrajneri i kampionëve në fuqi, Afrim Tovërlani, deklaroi pas ndeshjes se ishin gabimet në mbrojtje si dhe lëndimet e shumta që e pezulluan skuadrën e tij në këtë takim.
“Në dy momentet më të mira na dënoi kundërshtari. Përkundër që krijuam raste dhe kishim posedimin e topit në anën tonë ne nuk arritëm të krijonim epërsinë, përkundrazi u penalizuam nga gabimet e mbrojtjes. Mandej largimi i Zhdrellës na detyroi të ndërronim edhe planin e lojës, sikurse na mungoi edhe Maliqi e Krasniqi. Ekipi Llapit ishte më e përqendruar në penalti, ndërsa fati nuk ishte në anën tonë”, deklaroi Tovërlani për Super Sport Kosovën.
/Gazeta Sheshi/