Kadri Veseli i ka nja dy fjalë për Majlinda Kelmendin (FOTO)

Veseli ka deklaruar se Majlinda dhe Distria i kanë sjellë një dhuratë vendit në prag të pavarësisë së Kosovës

Me rastin e fitores se medaljes se artë nga Majlinda dhe medaljes së bronzdë nga Ditria Krasniqi, Kryeparalamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka falënderuar vajzat për siç ka deklaruar ai krenarinë që po ia shtojnë shtetit tonë.”Majlinda dhe Distria, dy sportistet tona, ia bënë Kosovës një dhuratë të çmueshme në prag të shënimit të përvjetorit të nëntë të pavarësisë: një medalje të artë dhe një të bronztë, nga gara e tyre e xhudos në Paris. Faleminderit për krenarinë që po ia shtoni shtetit tonë”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, në Grand Slamin e Parisit në Francë, Majlinda arriti ta mposhtë japonezen, Natsumi Tsunoda 1:0, në kategorinë deri në 52 kg. Kurse xhudistja tjetër, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë. Krasniqi me ippon ka arritur që ta mposhtë kundërshtaren franceze, Astride Gnet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë