Garoi për herë të parë, por shikoni shifrën e votave që mori Ferat Shala

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Ferat Shala, në zgjedhjet e 6 tetorit për herë të parë i hyri garës për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Ferat Shala doli një ndër më të votuarit në Partinë Demokratike të Kosovës, atij i dhanë votën 18 mijë e 289 votues.

Shala vjen nga komuna e Drenasit. Ai në të kaluarën ka ushtruar disa funksione publike.

Shala më herët ka mbajtur pozitën e Zëvendësministri dhe të Ministrit të Ambientit. Më herë ka qenë po ashtu udhëheqës edhe i Kombinatit Trepça ndërsa është marrë më shumë me Universitetin e Prishtinës. /DrenicaOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë