Këngëtarja Luana Vjollca ka postuar një fotografi ku shihet duke darkuar me stafin e emisionit të saj
Ka disa javë që prezantuesja e shndërruar edhe në këngëtare ka filluar transmetimin e emisionit të saj “Shiko kush luan”.
Sigurisht prezantuesja është e lumtur me emisionin e saj dhe për këtë ajo ka zgjedhur që të shtrojë një darkë ku të pranishëm janë shumica e stafit të punëtorëve të saj.

Janë ata për të cilët Luana thotë se nuk do të kishte një emision çfarë e ka tani.
“Suksesin e ‘Shiko kush luan’ e festojmë me stafin më të mirë në botë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Luana sivjet ishte shumë aktive me këngë ku realizojë edhe një duet ndërkombëtarë me artistin e njohur Faydee, këngën “Yalla Habibi”, këngë që ka kaluar më shumë se 5 milionë klikime.