Këngëtarja e mirënjohur e zhanrit të muzikës folklorike dhe popullore Resmije Krasniqi, ka promovuar këngën me videoklipin më të ri “Qaj moj zemër”, që është orkestruar nga Xhavit Hajdari, ndërsa nën regjinë e Faik Gashit, instrumentalist me çifteli Gent Hoxha dhe Burim Krasniqi që ka kontribuar shumë në realizim.
Në videoklip kanë luajtur aktorët Leze Qena dhe Uran Haxhiu, që i kanë dhënë emocione videoklipit në përputhshmëri me tekstin e muzikës.
Ideatorë dhe bashkpunëtorë i realizimit të projektit ka qenë Rrustem Xhekaj.