Komuna organizon debat publik për plotësim ndryshimin e Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba

Në vështrim të Nenit 68, pika 68.4 dhe Nenit 12, pika 12.2 (C) të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale, Nenit 8, pika 1 të Rregullores Komunale për Transparencë, Nenit 15 të Statutit të Komunës së Drenasit,Komuna e Drenasit:
O R G A N I Z O N
DEBAT PUBLIK
Për plotësim-ndryshimin e Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba
Debati do të mbahet me datën 25.10.2019 (e premte) duke filluar nga ora 10:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit.
Ndaj ftohen të gjithë të interesuarit, bizneset e Komunës së Drenasit të marrin pjesë në këtë debat publik për plotësim-ndryshimin e Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba duke ju përmbajtur terminit të caktuar më lart.
Ne këtë debat me publikun, të thirrur nga Kryetari i Komunës, anëtarë të Komitetit për Politikë e Financa, Drejtoria e Financave dhe anëtarët e Komisionit për hartimin e rregullores, të pranishmit do të kenë mundësinë të japin sugjerimet e tyre në mënyrë që të kontribuojnë në hartimin e Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba.
Rregulloren aktuale mund ta gjeni ne këtë link: https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/dokumentet-e-kuvendit/rregulloret-e-kuvendit/?page=2018
Ju mirëpresim!