Në cilën komunë u shënua dalja më e madhe e votuesve

Komisioni Qendror Zgjedhor tashmë ka nisur me publikimin e rezultateve online të zgjedhjeve që u mbajtën sot në nivel vendi në të gjithë Kosovën.
Sipas KQZ’së deri në orën 19:40, përqindja e votuesve që kanë votuar në vendvotimet në nivel vendi është 44, 11 për qind. Sipas listës së KQZ’së, Prishtina prinë me numrin më të madh të votuesve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim.

Sipas KQZ’së, në Prishtinë numri i votuesve shprehur në përqindje, arrin në 56,89% me afro 100 mijë persona që kanë votuar.
Kujtojmë se KQZ, online po i numëron votat. Ato po ndryshojnë minutë pas minuti.
