Shala: PDK në programin qeverisës ka prioritet rininë

Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala ka takuar dje studentët dhe rininë e vendit. Ai tha se Kosova është e bekuar me rininë studentore që ka – një rini me karakter të fortë, rini me plot elan, rini me shumë ëndrra për të ardhmen e vendit tonë.

Statusi i plotë i Shalës:

Studentët dhe rinia gjithmonë janë motivim dhe inspirim. Kosova është e bekuar me rininë studentore që ka – një rini me karakter të fortë, rini me plot elan, rini me shumë ëndrra për të ardhmen e vendit tonë.

Partia Demokratike e Kosovës në programin e saj qeverisës prioritet mbi prioritetet i ka projeksionet e së nesërmes për rininë kosovare.

E, në mesin e këtyre studentëve dhe kësaj rinie plot energji pozitive, nuk ka se si të mos ndihem fitues!

#PDK112
#KadriVeseli1 #FeratShala31

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë