Limaj: Ata që po rrahin gjoks se pa ta nuk bëhet shteti, e kanë gabim

Kreu i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, thotë se gjatë këtyre ditëve të fushatës, janë takuar me të gjitha moshat, e shtresat e Kosovës, ku ka prezantuar projektin e Nismës “Bashkë për Shtetin!”

Limaj ka thënë se qytetarë të shumtë anekënd vendit i kanë dhënë mbështetje projektit sepse është projekt që afron e bashkon njerëz me energji pozitive e në shërbim të vendit.

“Sot projekti ynë “Bashkë për shtetin”, ka ngritur të gjithë në këmbë të gjitha moshat, që nuk e duan gjuhën helmuese dhe të mashtrimeve dhe po i bashkohen projektit që ofron e që bashkon të gjithë qytetarët për të forcuar dhe ndërtuar shtetin”, ka thënë Limaj.

“Po rrehin gjoks që pa mua nuk bëhet shteti, pa mua nuk çlirohet, pa mua nuk zhvillohet Kosova, pa mua nuk mbrohet Kosova. Nuk është ashtu, Kosova ka ardhur këtu bashkë, duke iu falënderuar atyre baballarëve e intelektualëve, e punëtorëve, studentëve, vajzave dhe djemve të rinj dhe gjithë Kosovës ka ardhur projekti i lirisë së Kosovës dhe projekti i Pavarësisë. Ne nuk heqim dorë dhe është shpërblyer vendosmëria jonë”, deklaroi Limaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë