Isa Xhemajlaj ka marrë mbështetje nga anëtarët e një shoqate të rëndësishme

Isa Xhemajlaj ka vizituar lidhjen e invalidëve, viktimave civile dhe të zhdukurve të Kosovës. Anëtarët e shoqatës ia konfirmuan përkrahjen Isa Xhemajljat, i cili në këto zgjedhje garon me numër 31.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Nismas Socialdemokrate në Drenas.

Lidhja e invalideve, viktimave civile dhe të zhdukurve në Kosovë sot i mirëpriti kandidatët tanë për deputet!

Të dashur qytetarë, të nderuar anetarë dhe përkrahes, sot kandidatët tanë vizituan Lidhjen e invalideve, viktimave civile dhe të zhdukurve në Kosovë ku u mirëpriten ngrohësisht nga drejtuesit dhe anetarët e shoqatës. Në këtë takim moren pjesë kryetari i degës njëherit kandidat për deputet z. Isa Xhemajlaj se bashku me kandidaten znj. Hajrie Gashi. Me këtë rast morem përkrahje nga anetarët e shoqatës për kandidatët tanë për deputet bashkë me z. Fatmir Limaj Kryeminister në ardhje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë