Shumzim Bujupi, kandidati i veçantë për deputet që po merr përkrahje të fuqishme

Shumzim Bujupi, kandidat për deputet në koalicionin NISMA-AKR-PD po gëzon respekt dhe mbështetje të madhe nga vendasit e tij, në Arllat.
Një emër i ri në skenën e politikës po merr përkrahje të madhe nga vendlindja dhe më gjerë.
Ngado që ai bënë fushatën, banorët e Arllatit janë pas tij madje e shoqërojnë nën tingujt e bukur të surlave dhe tupanëve.
Bujupi që është zyrtar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në listën për deputet mbanë numrin 108 dhe pritet të sjell befasi.
Mbrëmë, në shkollën Fillore “Abedin Bujupi” në Arllat, është mbajtur tubimi elektoral ku Bujupi mori mbështetje të madhe nga qytetarët.
Në këtë takim prezent ishte edhe kreu i Nisma’s, kandidati për kryeministër Fatmir Limaj./DrenicaOnline/