Ferat Shala: Studentët dhe mësimdhënësit e Drenasit po e mbështesin PDK-në

Studentët dhe mësimdhënësit e komunës së Drenasit gjithmonë kanë qenë pararojë e zhvillimeve më pozitive në shoqërinë kosovare. Kështu ka thënë kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, i cili në listën për deputet mbanë numrin 31, raporton DrenicaOnline.
Sipas tij, ata çdo herë kanë ditur të rreshtohen krah forcave progresive dhe krah vizionit më fisnik për Kosovën.
“Sot ata sërish po i mbështesin këto vlera. Partia Demokratike e Kosovës është pikëmbështetja e tyre, është shpresa dhe qëllimi i tyre”, ka thënë Shala./DrenicaOnline/