Iniciativa Qytetare për Drenasin mbështetë koalicionin AAK-PSD
Iniciativa Qytetare për Drenasin (IQD) ka vendosur se në zgjedhjet e 6 tetorit ta mbështes koalicionin AAK-PSD. Marrëveshja është nënshkruar nga Ramush Haradinaj, Shpend Ahmeti dhe Petrit Gashi.
Njoftimi i plotë:
Të dashur miq,
Anëtar dhe simpatizant të IQD-së,
Pas disa javëve intensive të bisedave, dhe njëkohësisht pas publikimit të programit që ofron koalicioni fitues AAK-PSD, se bashku me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryetarin Shpend Ahmeti jemi dakorduar përmes një marrëveshje që INICIATIVA QYTETARE PËR DRENASIN ta mbështet këtë koalicion fitues në zgjedhjet e 6 tetorit.
Të qenit aktive në politike dhe në luftën për ndryshim, pavarësisht së veprojmë si një subjekt lokal kërkon përgjegjësi prej nesh që të zgjedhim alternativen më të duhur, andaj në emër të IQD-së si kryetar i saj dhe si asamblist në Kuvendin Komunal në Drenas kam firmosur marrëveshjen për bashkëpunim dhe kam zgjedhur konceptin 100% shtet, i cili do jetë edhe koncepti fitues i këtyre zgjedhjeve.
Ju bëjë thirrje që të gjithëve pa dallim, të mbështesni koalicionin fitues AAK-PSD dhe Ramush Haradinajn për Kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit.
Me poshtë gjendeni edhe marrëveshjen të nënshkruar në emër të AAK-së nga Kryeministri në detyre z. Ramush Haradinaj, z. Shpend Ahmeti Kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe Kryetari i Prishtinës dhe unë si Kryetar i IQD-së.
Na prift e mbara!
100% shtet!