Analistët politik japin arsyet pse Skender Reçica i duhet Kuvendit të Kosovës

Pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të 6 tetorit përbërja e Kuvendit të Kosovës do të duket ndryshe.
Partitë politike kanë paraqitur listat e tyre me kandidatët që po synojnë ulëset në Kuvend, e që janë shndërruar në lypsarë votash duke paraqitur programet qeverisëse me qëllim të joshjes së votuesve potencial.
Në mesin e tyre janë edhe 110 kandidatët nga koalicioni Nisma-AKR-PD, në krye me kandidatit për kryeministër Fatmir Limaj.
Pse duhet të jenë pjesë e legjislaturës së shtatë këta kandidatë dhe cilët janë të preferuarit e tyre, në Zonën Zgjedhore në Klan Kosova kanë dhënë arsyetimet dhe preferencat e tyre analistët Faton Abdullahu, Rrahman Paçarizi, Ismajl Tasholli, Adrian Çollaku dhe Valon Syla.
Që të gjithë analistët kanë preferuar që kandidati për deputet Skender Reçica duhet të jetë pjesë e Kuvendit pasi sipas tyre ai e ka dëshmuar vetën sa ishte ministër në MPMS.
Ata thanë se Skender Reçica ka bërë punë të mirë në MPMS dhe është njohës i mirë i politikave sociale.