Naim Bazaj merr mbështetje të madhe në Terstenik dhe Nekovc

LKandidati për deputet i AAK-së, Naim Bazaj po vazhdon fushatën në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Ai mbrëmë ka qëndruar në Terstenik dhe Nekovc ku ka marrë mbështetje të madhe nga banorët e zonës.
“Tersteniku dhe Nekofci me mbështetje masive, në vazhdimësi kanë treguar besim ndaj meje dhe tashmë edhe ndaj koalicionit fitues 100%”, ka thënë Bazaj.
Bazaj ka shpalosur programin për 100% shtet ndërsa ka ftuar qytetarët që të dielën të dalin sa më shumë në votime.