Hajrije Gashi kandidatja nga Drenica, emër premtues për të ardhmen

Kandidatja për deputete e Nisma Social Demokrate, Hajrije Gashi e cila vjen nga rajoni i Drenicës, është emri më i ri për garen drejtë parlamentit të Kosovës. E Arsimuar në Fakultetin e Maqedonisë, Hajrije Gashi ka vendosur që përkundër obligimeve që ka si nënë e tre fëmijeve ta sprovoj vetën duke u bërë pjesë e politikës vetëm që përvojen e saj arsimore ta sjell tek brezat e ardhshëm, shkruan Kosova Post.
34 vjeçarja nga Drenica në një status të saj në faqen zyrtare ka premtuar se vota juaj për të nuk do jetë zhgënjim por arsimi cilësor, shëndetësi efikase, barazi gjinore dhe mbi të gjitha punësim dhe në veçanti mbështetje për rinin.
Postimi i saj i plotë:
Të dashur miq, Familje, farefis, shokë/shoqe dhe ju përkrahës të Nisma Socialdemokrate,
Ditët po afrohen dhe po vjen data e 6 tetorit në të cilën do ta hedhim votën në kuti për zgjedhjet parlamentare, prandaj ju ftoj që të votoni #NismaSocialdemokrate me nr.122 dhe kandidaten #HajrijeGashi me nr.63 në mënyre që të keni zë dhe të përfaqësoheni në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Vota juaj për mua është votë për një arsim cilësor, për një shëndetësi efikase, për të drejta të punëtorëve, për barazinë gjinore, për hapje të vendeve të reja të punës, për mbështetje për rininë e në veçanti për të ardhmen e Kosovës.
Prandaj mos hezito dil në votime dhe voto:
#NISMASocialdemokrate 122 #FatmirLimaj 1
#HajrijeGashi 63