Naim Bazaj zotohet për rritje të pagës mesatare për punëtorët e sektorit privat

Naim Bazaj, kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD është zotuar se me ardhjen e tij në pushtet paga mesatare do të jetë 400 euro për punëtorët e sektorit privat.

Bazaj në intervistë për Insajderin ka folur për kushtet e rëndë të punëtorëve në sektorin privat duke theksuar nevojën për rritje të pagës.

“Punësimi në sektorin privat, shumica e punëtoreve punojnë më 200 euro që mbajnë familjen ose paga mesatare ka qenë 150 euro, na do ta ngrisim si çështje në Kuvendin e Kosovës dhe do ta bëjmë mbi 400 euro – kjo do të jetë kërkesa ime është kjo”, ka thënë kandidati i AAK-së.

“Një punëtor në sektorin privat punon për 200 euro nuk e ka një pushim javor, i ka mbi 10 orë punë në ditë apo 15 orë. Nuk kujdeset askush dhe nuk është bërë ansjë lloj ndryshimi, unë besoj që kjo duhet të ndryshohet me të madhe”, ka thënë ai.

Sipas tij deri tani kujdesi për punëtorët e këtij sektori nuk ka qenë as në nivelin minimal, e për këtë ai thotë se gjendja aktuale duhet të ndryshohet me të madhe.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë