Dardan Krasniqi me ide konkrete për studentët

Kandidati për deputet i Nisma’s Socialdemokrate, Dardan Krasniqi ka thënë se do të angazhohet fuqishëm që studentëve t’iu sigurojë mbështetje në rrugëtimin e tyre. Ai ka thënë se duhet shikuar edhe forma më e mirë për t’iu siguruar atyre kredi pa interes bankar dhe kthim të parave pasi të punësohen.
Statusi i plotë i Krasniqit:
Studentët dhe rinia janë e ardhmja e një vendi. Ata me dijen dhe energjinë e tyre sjellin edhe ndryshimin, siç ka ndodh edhe në të kaluarên. Por sot në Kosovë shumë prej tyre jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe kjo i pengon në rrugën në të cilën janë nisur për të marr dijen dhe për të qenë promotori i asaj që pritet nga ta. Të rinjve në Kosovë duhet tu krijohen më shumë lehtësira për qasje në punësim dhe aftësim profesional.
Andaj ne do të shohim format më të mira dhe do të angazhohemi fuqishëm për t’u siguruar atyre mbështetje në rrugëtimin e tyre, si dhe kredi pa interes bankar dhe kthim të parave pasi të punësohen.
#NismaSocialdemokrate122
#DardanKrasniqi20
#BashkëpërShtetin!