Drenori: Lladrovci po e harron transparencën dhe llogaridhënien (Foto)

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori thotë se praktikën e injorimit në pyetje legjitime të asamblistëve drejtuar drejtorëve të drejtorive komunale në Drenas, po vazhdon edhe në kohen e Kryetarit të ri të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai thotë se ka kaluar afati ligjor për përgjigje me shkrim nga ana e DKA-së në Drenas, por përgjigje nuk ka!

Rikujtim nga Drenori për drejtorin e DKA-së në Drenas dhe të gjithë qytetarët e Drenasit:

Gjatë vitit 2016 nuk ishte paguar transporti i nxënësve me aftesi të kufizuara në relacionin shtëpi-shkollë dhe anasjelltas, duke ju mohuar të drejtën ligjore kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë.

Në anën tjetër pa kurfarë planifkimi buxhetor është paguar darkë në shumën prej 7676 Euro për mësimdhënës të Drenasit pa kurfare planifikimi.

Së shpejti ky rast do të përfundoj tek organet e ndjekjes, ndërsa kryetari Lladrovci mos të harron “transparencën dhe llogaridhënien” që e kishte zënë kogja shpesh në gojë gjatë fushatës!/DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë