Flori me anë të një kënge të tij, ka dhënë mesazhin se duhet të duam çdo ditë, jo vetëm sot.
Sot është 14 shkurti, ditë e njohur si dita e të dashuruarve dhe festohet në shumë vende të botës.
Shkëmbimi i dhuratave dhe shprehja e dashurisë janë të pranishme gjatë tërë ditës. Por, jo të gjithë e festojnë këtë festë.
Në këtë ditë kantautori i njohur shqiptar, Flori Mumajesi ka shkruar disa fjalë për gjithë ata që e veçojnë këtë ditë për ta shprehur dashurinë.
“Për ata që duan vërtet jo vetëm një ditë, jo vetëm sot”, ka shkruar Flori në Instagram teksa ka publikuar edhe një video të këngës së tij, “Me fjalë të vogla”.