Me rastin e 17 shkurtit, ditës së shpalljes së pavarësisë, në Komunën e Malishevës është zhvilluar ndeshja miqësore mes KFF.Malisheva dhe KFF. Feronikeli.
Feronikeli ka shënuar fitore në këtë përballje me rezultat 3 me 1.
Ndeshja është organizuar nga Kuvendi Komunal i Malishevës ku pas saj organizatoret kishin shtruar edhe drekë për të dyja ekipet ku edhe u ndanë mirënjohje.
Hajriz Hajdari, menaxheri i klubit Feronikeli të femrave ka thënë se janë nderuar nga kjo ftesë dhe kanë marrë mirënjohje nga zyrtarët komunal të Malishevës.
Hajdari ka falënderuar organizatoret për respektin që kanë treguar dhe ftesën që ua kanë bërë.