Xhudistët kosovarë mësojnë kundërshtarët!

Tre xhudistët kosovarë do të marrin pjesë në kompeticionin prestigjioz, i cili do të mbahet me 9 dhe 10 shkurt.

Akil Gjakova, Nora Gjakova e Distria Krasniqi synojnë ta ‘pushtojnë’ podiumin e Grand Slamit në Paris 2019, shkruan Gazeta Express.

Në Grand Slamin e Parisit, që mbahet sot (e shtunë) dhe nesër (e diel), ekipi ynë i xhudos përfaqësohet me tre garues: Akil Gjakova (73 kilogramë), Nora Gjakova garon në kategorinë në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa nënkampionia e Evropës, Distria, në kategorinë -48 kg.

Akili e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë do të përballet me fituesin e mundshëm mes xhudistit nga Gjermania, Igor, Wandtke dhe atij nga Luksemburgu, Claudio Nunes Dos Santos.

Edhe Nora e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, e cila do të garojë në kategorinë -57 kilogramë. Në rrethin e dytë, ajo do të përballet me fituesen e mundshme nda dueli mes xhudistes nga Koreja, Jisu Korkim dhe asaj nga Algjeria, Yamina Alg Halata.

Rrethin e parë pa luftë e ka kaluar edhe xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi, e cila në rrethin e dytë do të përballet me xhudisten portugeze, Joana Diogo, edhe kjo e fundit ka kaluar në rundin tjetër pa luftë.

Gara e Grand Slamit vlerësohet njëra prej më të fortave në xhudo, ndërsa është e vlefshme edhe për pikë Olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Të tre xhudistët tanë garojnë të shtunën.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë