Edon Zhegrova është transferimi më i ri i Baselit dhe si pasojë, ai ka qenë në “llupën” e medieve zvicerane këtë javë.
Zhegrova nuk i ka shpëtuar as raportimit të gazetës prestigjioze zvicerane, Blick, e cila në theks të veçantë pati edhe problemet e tij disiplinore, transmeton AktivPress.
“Në belgjikë e thërrisnin ‘Messi nga Kosova’, për shkak të ritmit të tij të lojës dhe driblimeve. Për të ishin të interesuara klube të mëdha, duke përfshirë edhe Milanin nga Italia”, fillon shkrimi i Blick.
“Top klubi Genk ishte shtëpia e tij para ardhjes në Basel. Ai ka luajtur për 19 takime dhe ka shënuar dy gola, duke dhuruar edhe dy asistime. Shifra modeste për ‘Messin e ri’”, vazhdon gazeta.
Blick ka cituar edhe trajnerin e Genk, Philippe Clement, i cili në disa raste e akuzonte Zhegrovën që “e ka lënë ekipin në baltë dhe se nuk ka vend në zemrat e tifozëve për një futbollist si ai”.
Mirëpo, te Basel, janë të lumtur për nënshkrimin me të. Drejtori sportiv i Baselit, Marco Streller, tha: “Jemi të lumtur për Edonin, pasi që e kemi përcjellë qe një kohë të gjatë. Përkundër moshës së re që ka, ai ka lënë gjurmë në kualifikimet për Europa League dhe në Përfaqësuesen e Kosovës. Jemi të lumtur që e kemi në skuadër”.AktivPress.