Gjendet një trup në mbetjet e avionit në të cilin ishte Sala

Skuadra e kërkim shpëtimit, AAIB, e cila kishte filluar kërkimet për trupin e Emiliano Sala, me kërkesë private nga familja, ka rezultuar të jetë e suksesshme.

Ata kanë gjetur një trup të pajetë, në mbetjet e aeroplanit në fund të detit.

AAIB konfirmon gjetjen e një trupi, në bazë të video ingjizimeve që janë bërë në fund të detit.

“Sot gjatë ditës mjetet tona kishin vërejtur një objekt të dyshimë në fund të detit, menjëherë nisëm kërkimet nën ujore me anë të një pajisje që kontrollohet nga larg, për ta vëzhguar zonën e dyshimtë. Sipas analizave nga video xhirimet, ne kemi gjetur avionin me regjistrimin N264DB dhe aty shihet edhe një trup i pajetë”

“Tani do të konsultohemi me familjarët e të dy të zhdukurve, me ata të pilotit dhe pasagjerit, gjithashtu me policinë për hapat e mëtutjeshëm. Është shumë herët për një identifikim të trupit të gjetur”, thuhet në komunikatën e AAIB./DrenicaOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë