FFK mban ligjërata për parandalimin e kurdisjeve të ndeshjeve

Pas ligjëratave mjaft të suksesshme dhe me interesim të madh që u mbajtën në vitin e kaluar me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të kurdisjeve të ndeshjeve, tashmë ka filluar cikli i ri i këtyre ligjëratave.

Fillimisht me ekipet që marrin pjesë në Superligë dhe Ligën e Parë U-19 dhe U-17. Në këto ligjërata zyrtari për integritet i FFK-së, Ejup Osmani, edhe një herë ka vënë në spikamë rëndësinë për gara të ndershme dhe frymë sportive në ndeshjet e futbollit në Kosovë, pasi ka njerëz dhe grupe të caktuara të interesit që për përfitime personale tentojnë të çrregullojnë sistemin dhe mbarëvajtjen e garave.

Për këtë arsye – ka theksuar Osmani – FFK-ja, në bashkëpunim me UEFA-n, po i mbikëqyr me seriozitetin më të madh garat në të gjitha rangjet për të parandaluar çdo mundësi të dukurive të tilla.

Ligjëratat e këtilla do të vazhdohen në ditët në vijim edhe me klubet e tjera.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë