Plaçkitet një bankë në Podujevë

Policia njofton se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një plaçkitje në një banke në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Menaxheri i kësaj bankë ka njoftuar policinë, se asgjë nuk është vjedhur.
“Pas aktivizimit të alarmit në një bankë, kanë reaguar menjëherë njësitet policore dhe në vendin e ngjarjes kanë vërejtur se dera e hyrjes në bankë është e hapur me forcë.
Është kontaktuar menaxheri i bankës, i cili ka deklaruar se përveç dëmit, nuk është vjedhur asgjë nga banka. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”.