Gjuajtje me armë zjarri në Skenderaj

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Skenderaj, transmeton DrenicaOnline.
Policia ka njoftuar se rasti i konfiskimit të një pistolete është realizuar në qytetin e Skenderajt, ku pas informacionit të pranuar për të shtëna me armë zjarri, njësitet policore kanë identifikuar lokacionin dhe nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë me të cilën dyshohet se kishte shtënë në një aheng familjar.
Ndaj të dyshuarit policia ka ngritur kallzim penal për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të saj./DrenicaOnline/