Aktori i famshëm kosovar, Vedat Bajrami e ka konfirmuar rikthimin e serialit humoristik, Egjeli.
Me një fotografi në Instagram, Vedati ka dhënë këtë njoftim ku ka paralajmëruar së shpejti fillimin e xhirimeve të këtij seriali.
Personazhet e famshme të këtij seriali, Shneqa, Gjyli dhe Liki kanë qenë të famshme në audiencën vendore duke qenë një nga serialet më të dashura pas luftës në Kosovë.