Është shënuar goli i parë në takimin Feronikeli – Ferizaj, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Skuadra vendase ka kaluar në epërsi në ndeshjen e cila po zhvillohet në Drenas në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës.
Goli erdhi në minutën e 15-të të ndeshjes, kur për epërsinë e ‘Nikelit’ shënoi me kokë nga afërsia sulmuesi Kastriot Rexha.