Feronikeli – Prishtina, mbyllet me këtë rezultat

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, e vlefshme për javën e 10-të (ndeshje e mbetur) të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Mario Morina në minutën e 57-të.

Vetëm 7 minuta më vonë (64’), kryeqytetasit mbetën me në futbollist më pak, pasi me karton të kuq (pas dy të verdhëve) u ndëshkua Diar Miftaraj.

Mirëpo, as kjo nuk i pengoi futbollistët e trajnerit Mirel Josa për të shënuar fitore në kryendeshjen e stinorit.

Tashmë Prishtina e ka marrë kreun e renditjes me 33 pikë, një më tepër se Feronikeli.

Gjatë gjithë ndeshjes, të dyja skuadrat treguan lojë të hapur, krijuan disa raste, prej të cilave u konkretizua vetëm ai i minutës së 64-t.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë