Fitore e madhe e Kosova U17 kundër Zvicrës U17 për kualifikimet në Europian

Kombëtarja e Kosovës U-17 ka shënuar fitore tejet të rëndësishme përballë Zvicrës, me rezultat 1:0, në kuadër të Grupit 5 për kualifikimet e Europianit 2019 që po mbahen në Qipro.

Pas ndeshjes së parë në të cilën janë mundur nga Skocia, 1:2, kësaj radhe të përzgjedhurit e Besnik Kollarit krahas lojës së mirë kanë arritur të arkëtojnë edhe pikët e plota.

Golin e fitores së madhe për “Dardanët” e rinj e ka shënuar Valon Zumberi, në minutën e 63-të.

Në ndeshjen e fundit Kombëtarja U17 do të luajë përballë Qipros, kombëtare e cila në ndeshjen e parë kishte humbur 0:3 nga Zvicra, derisa sot ka barazuar 1:1 me Skocinë.

Ndeshja e fundsit me Kosovës është kundër Qipros.

Në rast se Kosova e fiton këtë ndeshje, dhe Zvicra humb apo barazon me Skocinë, atëherë Kosova do ta sheh kualifikimin në Europian 2019 për këto grupmosha.

Tabela

Skocia U17  4

Zvicra U17   3

Kosova U17 3

Qipro U17   1

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë