Feronikeli pëson nga Gjilani me rezultat minimal – Mban ende kreun e tabelës

Feronikeli ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon, në ndeshjen kundër Gjilanit.
Loja u përmbyll me rezultat minimal, 1:0, edhe përkundër rasteve të shumta për shënim në të dy pjesët.

Rasti i parë ideal për shënim ishte në minutën e 15’, kur Artur Magani gjuajti në drejtim të portës, por gjuajtja u mbrojt nga portieri i Gjilanit, Donat Kaciu.

Në minutën e 30′, Mendurim Hoti gjuan nga një pozitë e mirë, por prapë qëllon në vend portieri i Gjilanit.

Minuta e 63′ e solli pranë portës gjendet përsëri Mendurim Hotin, gjuajtja me kokë e të cilit përfundoi pranë shtyllës.

Pas dy rasteve për shënim, ekipi u dënua me gol për mosshfrytëzimin e mundësive që i patën për shënim.
Në minutën e 66′, Jefferson Lopes shënoi për rezultatin 0:1, me të cilin edhe u mbyll ndeshja.

Kjo humbje nuk duhet të demotivojë as klubin dhe as tifozët sepse Feronikeli vazhdon të qëndrojë në kreun e tabelës, teksa klubi do të vazhdojë të punojë edhe më shumë për të ruajtur këtë pozitë.

Formacioni i Feronikelit:
F. Smakiqi, P. Islami, Y. Hoxha, A. Prekazi, L. Lladrovci, A. Dabiqaj, A. Morina, A. Fazliu, M. Hoti, J. Silva, A. Magani.
Trajner: Zekirija Ramadani

Formacioni i Gjilanit:
D. Kaciu, Y. Kastrati, M. Marinho, A. Halili, E. Magani, L. Mucaj, S. Kosumi, J. Lopes, B. Pepa, V. Hysa, W. Perez.
Trajner: Sadat Pajaziti.

Gjyqtarë të ndeshjes:
Besfort Kosumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Bardh Ajeti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë