Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Të shtunën janë zhvilluar katër ndeshje, ku janë arritur këto rezultate:
Prishtina – Kek-u 3:0
Drenica – Liria 1:0
Ferizaji – Drita 0:2
Ballkani – Flamurtari 1:0
Ndërsa sot janë zhvilluar edhe dy ndeshje tjera ku janë arritur këto rezultate:
Gjilani – Feronikeli 1:0
Trepç ’89 – Llapi 1:1
Feronikeli vazhdon kryesimin me 23 pikë, dy më shumë se Prishtina (të dyja me nga një lojë më pak) ndërsa në vendin e tretë është Llapi me 20 pikë, dy më shumë se Drenica.
Ballkani, Ferizaji, Liria dhe Kek-u janë në fund të tabelës.