Drita e mund Ferizajn, Prishtina triumfon ndaj KEK-ut dhe Drenica fitoi ndaj Lirisë

Kampionia në fuqi e Superligës së Kosovës, Drita, e ka mundur 2-0 Ferizajn në udhëtim, derisa Prishtina ka shënuar fitore bindëse 3-0 ndaj KEK-ut në “Fadil Vokrri” të shtunën në mesditë.

Betim Haxhimusa i dha epërsinë Dritës pas gjysmë ore lojë, ndërsa Haxhi Nerziraj realizoi në minutën e 95-të për ta vulosur fitoren e kampiones në fuqi, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë, Prishtina ishte tepër e fortë për KEK-un që e mundi lehtësisht me golat e Khalid në minutën e 53-të, Mario Morina në të 69-tën dhe Mërgim Pefqeli në minutën e 88-të.

Në dy ndeshjet e tjera të javës së 11-të të zhvilluara sot, Drenica fitoi ndaj Lirisë me rezultat minimal 1-0.

Ndërsa, Ballkani e mundi Flamurtarin po ashtu 1-0.

Feronikeli vazhdon të jetë lider me 23 pikë në Ipko Superligën e Kosovës, dhe ka vetëm nëntë ndeshje të zhvilluara deri tani.

Prishtina e ndjek nga pas me 21 pikë, pas 10 ndeshjeve që i ka zhvilluar, ndërsa Llapi e përmbyll top treshen me 19 pikë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë