Kështu do të ishin rezultatet nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet


Instituti slloven “International Institute For Middle And Balkan Studies”, ka kryer një sondazh në Kosovë me pyetjen se kënd do ta votoni nëse zgjedhjet mbahen sot.

Nga ky sondazh i këtij Instituti Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e para me 28.3%.

Një renditje të tillë e kanë konfirmuar edhe burime brenda LDK-së për FaktePlus.

“ LDK është e para gati në gjitha sondazhet, ku prijmë me 28.3%, pastaj LVV 22% dhe PDK 21%”, ka thënë një zyrtar i lartë i LDK-së.

Në renditjen pasuese pas LDK-së, në sondazhin slloven, ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 23.1%, më pas Partia Demokratike e Kosovës me 22.9%.

Tutje në renditjen e këtij sondazhi vie Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 10.1%, Nisma me 5.2%, AKR 1.6%, PSD 2.2%, Aleternativa 0.6%./FaktePlus

http://www.ifimes.org/en/9586

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë