Kosova sonte do të luaj ndeshjen e parë historike në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Bernard Callandes do të jetë përballë Ishujve Faroe në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.
Dardanët janë në kërkim të fitores së parë zyrtare që nga pranimi në UEFA dhe FIFA, shkruan indeksonline.
Në ndeshjen e parë Kombëtarja e Kosovës barazoi pa gola kundër Azerbajxhanit ndërsa Ishujt Faroe fituan kundër Maltës.
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur dhe e vetmja alternativë për Kosovën është fitorja dhe arkëtimi i tri pikëve. /IndeksOnline/