Sonte zhvillohet ndeshja e parë ndërkombëtare në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova zhvillon ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve dhe të parën në shtëpi, ku për kundërshtar do ta ketë skuadrën e Ishujve Faroe.
Në një njoftim të lëshuar nga FFK ditën e djeshme, thuhet se veturat që janë të parkuara në hapësirat jashtë stadiumit duhet të largohen para orës 7:00 të mëngjesit.
Megjithatë, edhe për kundër njoftimit veturat janë prezentë në numër të njëjtë si në ditët e tjera.
Ndeshja fillon në ora 20:45 ndërsa përgatitjen tashmë kanë filluar. /IndeksOnline/