Kombëtarja A e Kosovës ka arritur në qytetin e Baku.
Skuadra e drejtuar nga Challandes ka zbarkuar në Azerbajxhan për ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Kosova është mysafire e Azerbajxhanit për ndeshjen debutuese në kompeticionin më të ri të UEFA për Kombëtare.
Ndeshja do të luhet në stadiumin olimpik të Baku, të premten nga ora 19:00 me kohën tonë lokale. /IndeksOnline/