Mërgim Mavraj më në fund ka arritur marrëveshje me klubin e ri.
Pas disa muajsh vështirësi në aspektin sportiv, reprezentuesi shqiptar do të luajë në kampionatin grek, konkretisht në Selanik.
Qendër-mbrojtësi shqiptar ka nënshkruar marrëveshje 2-vjeçare me Arisin, në klubin ku luan edhe Migjen Basha, transmeton IndeksOnline.
Lajmin e ka konfirmuar presidenti i klubit grek, Theodor Karipidis.
Karipidis në profilin zyrtar në rrjetet sociale ka publikuar një foto të Mavrajt me fanellën e Arisit.
Mavraj është aktualisht i angazhuar me Kombëtaren shqiptare, para ndeshjeve me Izraelin dhe Skocinë në Ligën e Kombeve./IndeksOnline/