Ndeshja e shumë pritur debutuese e Kosovës në Ligën e Kombeve kundër Azerbajxhanit do të zhvillohet të premten në Baku.
Me fillim nga ora, 18:00 në ”Baki Olimpiya Stadionu”, Kosova do ta ketë përballë Kombëtaren azerbajxhanase.
Tashmë, UEFA ka zbuluar edhe listën e gjyqtarëve që do ta drejtojnë këtë ndeshje, transmeton IndeksOnline.
Gjyqtari kryesor i këtij takimi do të jetë norvegjezi, Ola Hobber Nilsen. Për të do të jetë hera e parë që do ta drejtojë një ndeshjes mes Kombëtareve.
32-vjeçari ka qenë më shumë i përfshirë në ndeshjet kualifikuese të Europa Leagues dhe Champions Leagues.
Ai kishte drejtuar edhe ndeshjen ndërmjet Kukësit dhe Qarabagut muajin e kaluar, teksa ndeshja e fundit ku ai drejtoi takimit ishte ndërmjet Glimt dhe Sarpsborg në kampionatin norvegjez.
Ndihmësit e Nilsen për këtë takim janë bashkëkombasit e tij, Tom Harald Gronevik dhe Geir Isaksen, teksa gjyqtari i katërt do të jetë Oystein Ytterland./IndeksOnline/