Numri 7 në Real Madrid do të kujtohet gjatë nga tifozët madrilen pas sukseseve të arritura në dekadën e kaluar.
Këtë numër deri këtë verë e ka mbajtur Cristiano Ronaldo, i cili ka regjistruar suksese të jashtëzakonshme.
Por, sulmuesi portugez u largua këtë verë nga Real Madridi drejt Juventusit për ta lënë të lirë numrin në fjalë, transmeton IndeksOnline.
Dje, Real Madridi kompletoi transferimin e Mariano Diazit nga Lyoni për shumë e rreth 30 milionë eurove.
Dhe tani zyrtarisht, Diaz do të jetë pronari i këtij numri në kampin madrilen./IndeksOnline/