Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka publikuar emëroren e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Irlandës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019.
Ndeshja zhvillohet të premten më 7 shtator, në orën 19:00, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, derisa grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën më 3 shtator.