Janë zhvilluar dy javët e para në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra prishtinase, Flamurtari është duke i prirë tabelës pas dy ndeshjeve.
Kjo krejt falë lojtarit, Alban Shillova, i cili ka shënuar tre gola deri më tani, transmeton IndeksOnline.
Përndryshe, Shillova është aktualisht edhe golashënuesi më i mirë në Superligë.
Pas tij me dy gola vijnë Endrit Krasniqi dhe Betim Haxhimusa i Dritës dhe Ahmend Januzi i Llapit.
Më poshtë mund ta shikoni tabelën me golashënuesit më të mirë pas dy javëve të zhvilluara./IndeksOnline/