Emir Sahiti ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Hajduk Splitin.
19-vjeçari ishte i huazuar në Hajduk II sezonin e kaluar nga maqedonët e Rabotnik.
Dhe tani ai zyrtarisht është anëtari më i ri i Hajdukut, transmeton IndeksOnline.
Sahiti e filloi karrierën te Ramiz Sadiku, më pas u transferua te Prishtina për të vazhduar te Trepça’89.
Nga klubi mitrovicas, Sahiti u transferua në Rabotnik nga Shkupi ku ai debutoi për skuadrën e parë në moshën 17-vjeçare.
Ai ka luajtur në nëntë ndeshje për skuadrën e dytë të Hajdukut në gjysmën e sezonit të kaluar duke shënuar vetëm një gol./IndeksOnline/