Milot Rashica e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij të re në Bundesliga.
Ylli i Përfaqësueses kosovare është transferuar këtë verë te Werder Bremeni nga Vitesse.
Megjithatë, Rashica nuk debutoi nga minuta e për skuadrën e njohur gjermane, transmeton IndeksOnline.
Anësori kosovar u inkuadrua në pjesën e dytë, dhe menjëherë bëri impakt me paraqitjen e tij.
Ai asistoi te goli i barazimit të Gebre Selassiet, në ndeshjen ndaj Hannoverit.
Dhe Spiegel Online e ka zgjedhur Rashicën në mesin e 11 lojtarëve më të mirë të javës hapëse në Bundesliga./IndeksOnline/